Trajnerit i rinovohet kontrata

Futboll

Trajnerit i rinovohet kontrata

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 13:01
Trajnerit i rinovohet kontrata

Steve Cooper ia doli të rikthente Nottingham Forest në Premier League pas 22 viteve mungesë. Ekipi historik anglez, dy herë fitues i Ligës së Kampioneve, po kalon një moment të vështirë në kampionat, aty ku renditet në vendin e fundit me katër pikë pas tetë javëve të para.

Gjithsesi, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i japin besim 42-vjeçarit uellsian, të cilit i kanë rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2025. Nottingham ka zhvilluar një merkato tepër aktive dhe cilësore, por lojtarët kanë nevojë për kohë për t’u përshtatur me njëri-tjetrin.

“The Reds” rikthehen në fushë të hënën, ditë kur presin në stadiumin ”City Ground” Aston Villa-n e Steven Gerrard. “Tani është e rëndësishme që fokusi ynë të jetë vetëm te futbolli”, u shpreh Cooper pas firmosjes së kontratës së re.

“Jemi të gjithë të përqendruar dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar skuadrën të ngjitet në renditje. Të tregojmë edhe një herë cilësitë tona që na çuan në Premier League”, deklaroi trajneri i një prej ekipeve më të vjetra angleze.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat