PSG nuk kërkon të ndalet!
PSG është ekipi më i fortë në ligën franceze dhe në Champions kryeson grupin H me 7 pikë. Edhe pse klubi ka yjet më të mëdhenj si Mesi, Nejmar dhe Mbape dëshiron të blejë një tjetër sulmues.
Sipas raportimeve të “Footmercato.net”, PSG ka piketuar sulmuesin e Çelsit, Pier-Emerik Obamejang.
Sulmuesi nga Gaboni është gjithashtu edhe rivali i Armando Brojës për vendin e titullarit te Çelsi dhe me largimin e tij, sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të kishte një mundësi të mirë për të bindur trajnerin Poter për vendin e titullarit.