Laporta nuk e pret mirë barazimin

Futboll

Laporta nuk e pret mirë barazimin

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 01:00
Ilustrim

Barazimi ndaj Interit nuk është pritur mirë nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili ka pasur një takim me trajnerin Xavi pas ndeshjes.

Numri një i klubi katalanas donte të kuptonte nga afër shkaqet e dështimit, për të cilin mungon vetëm matematika për ta shpëtuar. Megjithatë, pozicioni i trajnerit që gëzon ende besimin maksimal të tij nuk është vënë në pikëpyetje

Edhe pse do të ketë një dëm të madh ekonomik që do të sjellë dalja nga faza e grupeve të Champions League, duke e bërë objektivin për fitimin e titullit të detyrueshëm për Xavin.

Të dielën në El Clasico, në Bernabeo do të luhet super ndeshja ndaj Realit, që mund të vendos shumë ndoshta edhe për Xavin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat