FSHF bën lëmsh kalendarin e Superiores

Futboll

FSHF bën lëmsh kalendarin e Superiores

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 16:42
FSHF bën lëmsh kalendarin e Superiores

Erzeni-Kukësi nuk do të luhet nesër në orën 15:00 në stadiumin e Durrës, siç ishte planifikuar prej ditësh, por të hënën më 17 tetor.

Shtyrja e ditës së kësaj ndeshjeje është konfirmuar nga FSHF vetëm sot, 24 orë para takimit.

Mësohet se klubet kanë rënë dakord që ky takim të spostohet për të hënën ora 15:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ku Erzeni është pritës.

Ndryshimet e shpeshta të kalendarit tregojnë një mungesë serioziteti të theksuar nga të gjitha palët, ku përgjegjësia kryesore bie mbi FSHF-në, që ka miratuar në këtë rast kërkesën që mund të jetë bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat