Disa muaj jashtë fushave

Futboll

Disa muaj jashtë fushave

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 15:36
Disa muaj jashtë fushave

Prej disa muajsh Besnik Feratit iu desh të linte fushën e lojës për t’u ndeshur me një sëmundje të rëndë.

Ditët e fundit, ish-mesfushori i Partizanit, i cili ka fituar edhe titullin kampion me të kuqtë, ka arritur ta mposhtë sëmundjen dhe është shëruar plotësisht.

Lajmin është dhënë nga mediat maqedonase, teksa së shpejti 22-vjeçari do të nisë stërvitjen për të qenë sa më shpejt gati për skuadrën e Shkupit, ku bën pjesë aktualisht. Një lajm tejet i mirë, që lumturon gjithë familjarët, tifozët dhe dashamirësit e tij.

Ferati ka luajtur me fanellën e Partizanit për rreth dy vite e gjysmë në periudhën gusht 2018 deri në janar 2021, për të kaluar më pas tek Akademija Pandev dhe së fundmi Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat