Valbona i prish festën Vorës

Futboll

Valbona i prish festën Vorës

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 18:03
Valbona i prish festën Vorës

Festë vetëm përgjysmë për Vorën, e cila nuk ia ka dalë të gëzojë tifozët e saj me një fitore në ndeshjen ku u inaugurua stadiumi i rikonstruktuar. Skuadra e cila ka ambicie për t’u ngjitur shpejt në të Parën, ka barazuar sot me vështirësi me shifrat 1-1 me Valbonën në ndeshjen e fundit të javës së pestë të Grupit A të Kategorisë së Dytë.

Pas ceremonisë së inaugurimit të impiantit, dy skuadrat kanë zbritur në fushën e lojës dhe Vora vendase ka qenë shumë më kërkuese për një fitore, por kanë qenë miqtë ata të cilët kanë shënuar të parët me gol nga Prenga në minutën e 65.

Vendasit kërkuan me ngul golin por ia dolën ta gjenin atë vetëm falë goditjes së Gjonit në minuta shtesë të ndeshjes, ku u vulos barazimi 1-1 që i lë përsëri dy skuadrat larg pozitave te kreut të renditjes.

KLASIFIKIMI: Naftëtari 12 pikë, Shënkolli 10, Sopoti 10, Veleçiku 10, Vora 8, Valbona 8, Iliria 7, Murlani 3, Bulqiza 3, Gramshi 0, Ada 0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat