Ancelotti: Ne themi përsëri Liverpooli

Futboll

Ancelotti: Ne themi përsëri Liverpooli

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 13:49
Ancelotti

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur pas humbjes së parë në La Liga kundër Vallecanos.

Italiani nuk e ka fshehur zhgënjimin për humbjen dhe lëshimin e kreut, me Barcelonën që tashmë merr komandën në Spanjë. Ançeloti ka folur dhe për shortin e Ligës së Kampioneve, duke e bërë të qartë se ndaj Liverpulit do të jenë dy ndeshje spektakolare.

“Ne themi përsëri Liverpooli, ata thonë përsëri Reali i Madridit! Unë besoj se do të jenë dy ndeshje mjaft argëtuese, në dy stadiume të mrekullueshme, në ‘Anfield’ dhe ‘Bernabeu’, tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat