Cilët janë golashënuesit e deritanishëm në Katari 2022?

Futboll

Cilët janë golashënuesit e deritanishëm në Katari 2022?

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 11:45
Cilët janë golashënuesit e deritanishëm në Katari 2022?

Gara për Këpucën e Artë në Botëror është më e madhe së kurrë, pasi që në sulm janë disa nga top golashënuesit në Europë dhe Botë

Harry Kane e kishte fituar Këpucën e Artë në Botërorin e 2018 ë Rusi, por kush do ta marrë atë kësaj here në shtëpi.

Kane, mbetet një favorit për ta fituar Këpucën e Artë në turneun e tij të dytë në radh por nuk do ta këtë të lehtë kësaj here pasi që në garë do të jenë edhe Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Robert Lewandowski, Neymar, Memphis Depay, Mehdi Taremi, Enner Valencia, si emra të tjerë.

Por, kush janë ata që kanë shkëlqyer deri me tani me gola nga katër ndeshje të zhvilluara

1. Bukayo Saka | Angli | 2 gola

Saka është në një formë të mirë tek liderët e Premier Ligës, Arsenal, ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë gjashtë asiste në 14 ndeshje dhe pritet që këtë formë ta bartë edhe në Botëror.

I riu anglez ka qenë vazhdimisht i kritikuar për penalltinë që e humbi në finale të Euro 202 me Anglinë, ku ata humbën nga Italia në Wembley dhe tani ka një arsye që ta dëshmojë vetën në Katar.

Ylli i Arsenalit tashmë e ka futur vetën në garë për këpucën e Artë pasi që ka shënuar dy gola të bukur për Anglinë kundër Iranit.

2. Ener Valencia | Ekuador | 2 gola

Enner Valencia është lojtari tjetër në mision për ta dërguar Këpucën e Artë të Botërorit në shtëpi pasi që shënoi dy gola në ditën inauguruese të Botërorit në Katar.

Nëse nuk do të ishte VAR ai do të kishte shënuar tre gola, me ish sulmuesin e West Ham dhe Everton që megjithatë shënoi dy për Ekuadorin që mjaftuan për ta mposhtur Katarin.

3. Mehdi Taremi | Iran | 2 gola

Ylli i Iranit, sulmuesi Mahdi Taremi ka qenë sulmuesi që ka treguar formë konsistente në Portugali, fillimisht në Rio Ave dhe pastaj në Porto.

Ai ka treguar se është një përfundues i mirë i aksioneve edhe në ligën e Portugalisë, por së fundi edhe në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi ka mundësi që të shkëlqej në sulm edhe para publikut global, ku tashmë ka shënuar dy gola dhe është njëri prej më të mirëve edhe në Kombëtare.

4. Davy Klaassen | Holandë | 1 gol

Davy Klaassen mund të konsiderohet nga njerëzit si futbollisti me cilësi të lartë pasi që është në fillim të karrierës, por ai ka qenë konsistent për Ajaxin dhe shënoi edhe në Botëror për Holandën dhe do të shikon të lërë gjurmë në Botëror.

5. Cody Gakpo | 1 gol | Holandë

Sytë do të jenë të drejtuar ka Cody Gakpo pas paraqitjeve të tij shumë të mira me PSV këtë sezon.

Ka shumë pikëpyetje se a do të arrin ai që ta ripërsëritë formën e tij edhe për Kombëtare, por Gakpo filloi më këmbë të mbarë duke shënuar një gol për Holandën në fitoren e tyre kruciale kundër Senegalit.

6. Jack Grealish | Angli | 1 gol

Jack Grealish ka qenë shumë herë temë e mediave pas transferimit të tij në Manchester City, pasi që atij i kanë munguar golat në nivel klubi.

Megjithatë, sulmuesi hyri si zëvendësues për Anglinë duke shënuar gol në fitoren e thellë të Tre Luanë prej 6-2 kundër Iranit.

7. Marcus Rashford | Angli | 1 gol

Marcus Rashford ka rigjetur formën e tij nën drejtimin e trajnerit të Manchester Unietd, Erik ten Hag, e cila gjë e ndihmoi atë që të marrë ftesë nga Anglia për Botëror.

Nuk zgjati shumë dhe sulmuesi e ritregoi formën e tij edhe për Kombëtare, ku shënoi kundër Iranit 49 sekonda pasi hyri në lojë, që është goli i tretë më i shpejt i shënuar në histori të garës nga një zëvendësues.

8. Raheem Sterling | Angli | 1 gol

Raheem Sterling nuk ka filluar në mënyrën më ideale karrierën e tij në Chelsea dhe është duke shikuar për të marrë vetëbesim dhe këtë gjë do ta bëjë në Botëror.

Ish sulmuesi i Manchester City ka pasur një fillim të mirë në këtë Botëror ku shënoi një gol dhe bëri një asist për Anglinë në fitore 6-2 kundër Iranit.

9. Jude Bellingham | 1 gol | Angli

Jude Bellingham tregoi që është një yll në ardhje në Botëror dhe gjithçka po shkon mirë për mesfushorin e Borussia Dortmund, i cili tashmë ka marrë vëmendjen e klubeve elitare që po e përcjellin gjatë kësaj gare.

Tani, pavarësisht vëmendjes, ai nuk është treguar i pa përqendrueshëm, ku shënoi golin e parë të Anglisë kundër Iranit dhe ishte më i miri në mesfushë.

10. Timothy Weah | SHBA | 1 gol

Timothy Weah ka qenë vazhdimisht hije e babait të tij, legjendës së Liberisë, George Weah.

Megjithatë, brenda 36 minutave të ndeshjes së tij të parë në Botëror ai arriti të shënoi një gol, gjë të cilën babai i tij nuk e ka arritur kurrë në karrierë.

11. Gareth Bale | Wales | 1 gol

Gareth Bale edhe njëherë doli në pah ku shënoi golin e vetëm për Walesin kundër SHBA, duke i ndihmuar ata që ta sigurojnë një pikë.

Shumë dëshirojnë ta shohin sa larg do të shkon ai me skuadrën e tij uelsiane në Botëror dhe nëse do të arrin ta ri përsërit paksa formën e tij që kishte në Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat