Enrique zgjedh lojtarin e Realit në sulm

Futboll

Enrique zgjedh lojtarin e Realit në sulm

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 16:44
Formacionet

Dueli i parë i grupit E në Katar 2022, dhuroi një rezultat surprizë. Japonia mposhti 1-2 Gjermaninë, ndërkohë që tani është radha e takimit Spanjë-Kosta Rika. Spanja me një brez të ri lojtarësh synon të rikthejë shkëlqimin e viteve 2008-2012 kur mori 2 kampionate europiane dhe një Botëror.

Megjithatë asnjë kombëtare tjetër nuk ka humbur më shumë ndeshje hapëse të Kupën e Botës sesa “La Roja”, që ka dështuar në 7 premiera të Botërorëve. Trajneri Luis Enrique shpreson që skuadra e tij të mos gabojë ndaj Kosta Rikës. Lojtarë si Pedri dhe Ansu Fati i japin shpresë dhe besim Spanjës se mund të ketë një rrugëtim të gjatë në Katar.

Luis Enrique si futbollist ka bërë 12 paraqitje në Kupën e Botës për Spanjën si lojtar mes viteve 1994 dhe 2002, megjithëse ai kurrë nuk e kaloi çerekfinalen. Tani shpreson si trajner të shkojë më tej, duke treguar se objektivi i tij dhe i skuadrës që drejton është të luajë 7 ndeshje në këtë botëror.

Kosta Rika në historinë e saj ka fituar vetëm 5 ndeshje, por tre prej tyre janë regjistruar në ndeshjet hapëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat