Polonia sfidon arabët

Futboll

Polonia sfidon arabët

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 11:34
Polonia sfidon arabët

Polonia do të luajë sot ndeshjen e dytë në këtë Botëror. Pas barazimit pa gola me Meksikën ku vlen të përmendet një penallti e humbur nga Levandovski, polakët do të përballen me surprizën që quhet Arabia Saudite, sot në orën 14:00.

Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp ka dalë edhe trajneri i kombëtares polake, Çezlav Mishnievic, i cili shprehet se ekipi është i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj sfide.

“Ne e dimë rëndësinë e ndeshjes kundër Arabisë Saudite. Ndeshja e parë, që barazuam me Meksikën, nuk na humbet shanset për të dalë nga grupi, por kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë.

Na pret një ndeshje shumë interesante, do të bëjmë gjithçka për t’u paraqitur sa më mirë. Nuk mund të premtojmë asgjë, por duam të luajmë në atë mënyrë që të mos kemi asgjë për të qortuar veten për më vonë”, shprehet fillimisht trajneri.

Mishnievic thotë se pavarësisht se Leva gaboi në penallti, sërish ai do të jetë goditësi.

“Takimin me Meksikën e kemi analizuar si ekip. Kam folur edhe me Levandovskin për penalltitë. Ai është ende i pari në radhë për t’i goditur dhe vetëm prej tij varet nëse do t’i afrohet fitimit të ndonjë penalltie.

Jam i sigurt se ai ka forcën për të ekzekutuar penalltitë e radhës, por nëse dëshiron t’ia kalojë topin dikujt, nuk do ta kem aspak problem”, përfundon trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat