Thatësira e kapitenit shqetëson Anglinë

Futboll

Thatësira e kapitenit shqetëson Anglinë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 12:50
Thatësira e kapitenit shqetëson Anglinë

Anglia nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj SHBA në takimin e dytë të grupit B, sfidë ku amerikanët meritonin më shumë se një pikë. “Tre Luanët” janë me një këmbë në raundin e 1/8-ve, teksa trajnerin Gareth Southgate e shqetëson “thatësira” e Harry Kane.

Pavarësisht se ndihmoi ekipin në disa raste duke u kthyer në mbrojtje, kapiteni i Anglisë humbi një mundësi të mirë me kokë në minutat shtesë dhe vazhdon të jetë në kërkim të golit të parë në Kupën e Botës Katar 2022.

Kane dhuroi dy asiste në triumfin 6-2 ndaj Iranit, por goli nuk po vjen, ndërkohë që katër vite më parë ai u shpall golasënuesi më i mirë në Rusi 2018 me 6 gola, tre prej të cilëve i realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Anglia luan të martën (29 nëntor) duelin e fundit në grup. Sulmuesi i Tottenhamit shpreson të zhbllokohet në Katar në derbin ishullor ndaj Uellsit. Të njëjtën dëshirë kanë edhe tifozët anglezë në lidhje me liderin e skuadrës së zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat