Australia shijon fitoren e parë 

Futboll

Australia shijon fitoren e parë 

Nga: K. G. Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 12:56
Australia

Australia ka shënuar fitoren e parë në Grupin D të Kampionatit Botëror në futboll. 

Australianët triumfuan me rezultat 1:0 ndaj Tunizisë, në takimin e xhiros së dytë. 

Futbollisti Mitchell Duke në minutën e 23-të ka realizuar për fitoren e australianëve. 

Franca kryeson me 3 pikë por ka një ndeshje më pak, pasojnë Australia me 3, Danimarka me 1 por ka një ndeshje më pak dhe Tunizia është në fund me 1 pikë.

Më 30 nëntor do të takohen: Australia - Danimarka (16.00) dhe Tunizia - Franca (16.00).
    
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat