Van Basten kritika të forta kapitenit

Futboll

Van Basten kritika të forta kapitenit

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 21:13
Van Basten kritika të forta kapitenit

Ish-legjenda dhe ish-trajneri i Holandës, Marko van Basten, ka qenë mjaft i ashpër me paraqitjen e bërë nga “Portokallinjtë” në barazimin 1-1 përballë Ekuadorit.

Ai nuk ka kursyer asnjë, por ka qenë i fokusuar më shumë te kapiteni, Virgjil van Dajk. Mbi kapitenin rëndon gabimi që solli golin e barazimit të Ekuadorit dhe për Van Bastenin gabime të tilla janë të pafalshme për një lojtar të kalibrit të Van Dajkut.

“Po ta shohësh sjelljen e kapitenit në golin e Ekuadorit ai thjesht vëzhgon, është në pritje për të parë se çfarë do të ndodhë. Çfarë kishte për të parë? Ai duhej të ndërhynte.

Jam kritik ndaj Van Dajkut, sepse është lojtari më i mirë i Holandës, ai është kapiteni i Holandës, jam kritik sepse ai bëri fare pak për të mos thënë aspak në atë moment. Lehtësira të tilla nuk lejohen në Botëror”, ka thënë Van Basten në analizën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat