Daliç kërkon respekt nga FIFA

Futboll

Daliç kërkon respekt nga FIFA

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 13:00
Daliç kërkon respekt nga FIFA

Zlatko Daliç nuk është i lumtur me mënyrën të cilën sipas tij Kroacia është nënvlerësuar nga FIFA. Kur kjo e fundit ka përgatitur kalendarin e Botërorit, ka vendosur që ekipi ballkanas, edhe pse ishte finalist katër vite më parë, të mos luante asnjë ndeshje në darkë në fazën në grupe.

Ajo luajti ndeshjen e parë në orën 11:00, do luajë të dytën në 17:00 dhe të tretën në orën 16:00. Sipas Daliç, një trajtim i njëjtë nuk u është bërë vendeve të tjera dhe ekipeve të njohura.

“Ne i respektojmë të gjithë dhe presim të njëjtën gjë nga kundërshtarët tanë. Edhe kanadezët duhet të na respektojnë ne.

Unë në fakt nuk desha të komentoj rreth kësaj çështje por është mungesë respekti ndaj nesh që të luajmë në orën 1 të drekës. Kroacia është e dyta në botë. As Anglia, as Spanja, as Franca dhe as Brazili nuk luajnë në orën 1 të drekës!

Por nuk dua të bëj komente të tjera. Ne do të përgatitemi dhe do të tregojmë vlerat tona”, tha Daliç para ndeshjes së dytë në grup ndaj Kanadasë, ku ballkanasit duhet të tregojnë diçka më shumë se sfida e parë që barazuan ndaj Marokut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat