FC Malisheva: Gramosi e Isaku dhe komedia e gabimeve

Futboll

FC Malisheva: Gramosi e Isaku dhe komedia e gabimeve

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 21:24
Pamje nga ndeshja

Klubi i futbollit Malisheva ka reaguar ashpër pas ndeshjes me Llapin e Podujevës, në kuadër të javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 0:0, ndërsa Malisheva ankohet në referim.

“Reagim i klubit ndaj referimit të anshëm të Gramos Shalës dhe anulimin e golit të rregulltë nga referi në var Isak Cerroviku.
Gramosi e Isaku dhe komedia e gabimeve!

Image

Sot, në ndeshjen Malisheva – Llapi të zhvilluar në kuadër të javës së 18, në stadiumin Liman Gegaj në Malishevë, gjyqtari kryesor i ndeshjes Gramos Shala, që tashmë është bërë sinonim i referimit të anshëm dhe me tendenca, dëmton seriozisht skuadrën tonë edhe me një referim tjetër skandaloz.

Anshmëria e Gramos Shalës në ndeshjen e sotme dhe anulimi i golit të rregullt nga referi në VAR Isak Cerroviku nuk duhet të jetë një shqetësim vetëm për klubin tonë, duhet të jetë një shqetësim edhe për FFK-në dhe organet e saj, dhe të jenë një precedent për të filluar hetimin e ndeshjes dhe të shqiptojnë ndëshkim disiplinor ndaj këtyre gjyqtarëve që po e lëndojnë dhe kriminalizojnë futbollin.

Imazhi i nxjerrë nga kamerat e VAR-it tregon qartë se goli ishte I rregullt. Të vishë deri në një vendim për të anuluar këtë gol, tregon qartë qëllimin për të dëmtuar skuadrën tonë. Referët e tillë nuk duhet të kenë vend në futbollin tonë, nëse kemi qëllim për ta avancuar këtë sport 

Gramos Shala gjatë tërë ndeshjes nuk e dha asnjë karton për ndërhyrje të pa lejuar, mirëpo i  dha gjashtë kartona për shkak të reagimit ndaj veprimeve dhe mosveprimeve të tij. Anshmëria e tij e qëllimshme në gjykim tensiononte lojën dhe nxiste reagime. 

A po bëhet Gramos Shala imazhi më i shëmtuar i futbollit tonë?

Gramosi dhe Isaku  duhet ta kuptoj se futbolli nuk është monopol i tyre, por përgjegjësi dhe detyrë.

 Të jesh profesionist dhe i pa anshëm në gjykim, përveç se është detyrë dhe përgjegjësi, kërkon edhe integritet personal, moral  e dinjitet, tipare që po i mungojnë Gramosit derisa pak i duket sherri që shkakton në fushë po kthehet nga tifozët dhe i shanë paturpësisht, po ashtu është edhe njërin nga zyrtarët e klubit. Ai madje e pranon se ka sharë edhe në prezencë të komisionerit të ndeshjes dhe nuk është “pishman” hiq.

I bëjmë thirrje FFK që të reagoj ndaj këtyre dukurive që po synojnë ta dëmtojnë futbollin dhe imazhin e vet federatës. FFK-së do t’i drejtohemi edhe me ankesë zyrtare për referimin e Gramos Shalës dhe Isak Cerrovikut”, reagon FC Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat