Maskohet si Neymar dhe feston me ta

Futboll

Maskohet si Neymar dhe feston me ta

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 18:36
Maskohet si Neymar dhe feston me ta

Brazili po luan përballë Zvicrës duelin e dytë në grupin G. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, teksa Neymar është mungesa e madhe e pesë herë kampionëve të botës.

Sulmuesi i PSG-së dëmtoi kaviljen në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Serbisë. 30-vjeçari pritet të mungojë edhe në sfidën e fundit të fazës së grupeve ndaj Kamerunit, për të qenë gati për takimet me eliminim direkt.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku një person i maskuar si Neymar ndodhet në shkallët e stadiumit “Stadium 974” mes tifozëve brazilianë.

Këta të fundit ndihen të lumtur për faktin që kanë pranë idhullin e tyre, fotografitë me yllin e Brazilit nuk mungojnë, por ai nuk është Neymari i vërtetë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat