Haxhiu shfryn ndaj Danimarkës

Futboll

Haxhiu shfryn ndaj Danimarkës

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 23:13
Haxhiu shfryn ndaj Danimarkës

Danimarka u eliminua në mënyrë të papritur nga Grupi C. Kombëtarja europiane shihej si favorite kryesore së bashku me Francën, por humbja e sotme kundër Australisë e rendit të fundit me vetëm një pikë të grumbulluar.

Kjo humbje ka shtyrë Gerd Haxhiun të jetë tejet kritik menjëherë pas ndeshjes. Trajneri shqiptar ka thënë në studion e “RTSH”-së se Kombëtarja e Danimarkës është paraqitur më keq edhe se Katari.

“Së pari dua t’i kërkoj falje Katarit. U kemi rënë më qafë si skuadra më e dobët e këtij kompeticioni, por paska më keq.

Sot jam zhgënjyer totalisht nga Danimarka. Gabime në pasime elementare, distanca 5-10 metra dhe pasohet gabim. Kemi parë të shkohet në linjat anësore të krahut të majtë dhe tentohej të krosonin në qendër “alla” Modriç me të jashtmen.

Të gjitha tentativat e gabuara. Tentuan të bëjnë lëvizje për të bërë diçka në pjesën e dytë.

Të gjitha ndërrimet, sidomos Kornelius, kam parë një interpretim të goditjes me kokë që as një futbollist amator nuk mund ta bëjë një interpretim të tillë”, është shprehur Gerd Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat