Sopi prezantohet te Ariana në Suedi!

Futboll

Sopi prezantohet te Ariana në Suedi!

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 19:35
Sopi prezantohet te Ariana FC në Suedi!

Trajneri i mirënjohur shqiptar Agim Sopi sot është promovuar te skuadra e Ariana FC, e cila nga sezoni i ri garues do të luaj në Divisionin 1-Jug të kampionatit futbollistik në Suedi, shkruan Open-TV.

“Kemi kënaqësinë të prezantojmë Agim Sopin si trajnerin e ri të skuadrës së meshkujve të Arianës. Ai i bashkohet klubit dhe merr detyrën nga 1 dhjetori”, thuhet në njoftimin zyrtar në faqen e klubit.

“Është kënaqësi dhe emocion të marrësh përsipër këtë detyrë. Kryesisht për ambicien që ka klubi dhe rrugëtimin që ka bërë në sistemin e ligave. Është një bord i ri që dëshiron shumë dhe shpresoj të kontribuoj me aftësitë e mia dhe të arrij suksese të reja sportive me klubin”, ka deklaruar Sopi pasi ka marrë detyrën e re.

“Agimi është një trajner i kualifikuar, i ditur, i cili përshtatet në mënyrë të përkryer me mënyrën se si ne e shohim futbollin dhe klubin tonë. Një trajner me vetëbesim, i cili i ka zhvilluar ish-klubet e tij në një mënyrë monumentale dhe ka bërë shumë lojtarë të rinj të bëhen yje të mëdhenj gjatë kohës së tij”,  është komenti i menaxherit sportiv, Omid Hushman.

“Agimi hyn në klub pas një pushimi nga futbolli me një uri të jashtëzakonshme. Ky do të jetë një çelës nëse Ariana do të triumfojë në sezonin e saj të parë në Divisionin e 1 – Jug”, thotë menaxheri sportiv Omid Hushmand.

Ariana FC është themeluar në vitin 2015 nga djem të rinj nga Malmo me rrënjë afgane dhe që atëherë klubi është ngjitur në çdo sezon nga një ligë, nga Divizioni 8 deri në Divizionin 1. Tani i duhen edhe dy liga për tu ngjitur në Allsëenskan (elita e futbollit).

Agim Sopi vjen së fundmi nga detyra e trajnerit në Österlen FF, ku ka qenë gjatë dy sezoneve të fundit. Para kësaj, Agim Sopi ishte në Landskrona BoIS për tre sezone dhe, ndër të tjera, e çoi ekipin në Superettan në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat