Çmenduri çfarë thonë në Rusi për Xherdan Shaqirin...

Futboll

Çmenduri çfarë thonë në Rusi për Xherdan Shaqirin...

Nga: K. Goca Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 21:07
Xherdan Shaqiri

Ky Xherdan Shaqiri, djali i Republikës së Kosovës, po shkakton frikë në Beograd, shqetësim për disa tifozë në Moskë dhe në Shën Petersburg!

Çmenduria nuk ka kufij, edhe në Rusi i turren Xherdan Shaqirit.

Të gjithë janë në pritje të ballafaqimit Zvicër -  Serb, në kuadër të xhiros së tretë të Grupit G të Kampionatit të Botëror në futboll. 

Ndeshja luhet nesër në orën 20.00.

“Serbia është vendi ynë vëllazëror. Kemi kohë që shoqërohemi me tifozë nga ky vend", - tha për një farë portali “Sputnik” një tifoz i cili është prezantuar si Dmitry.

I pyetur se çfarë mund të pritet nga ndeshja me Zvicrën, përgjigja që pasoi ishte mjaft e çuditshme:

“Serbia me siguri do të fitojë.

Është e nevojshme t'i ‘shlyhet’ Zvicrës Botërori i fundit dhe ‘Shqiponja dykrenore’ që tregoi Xherdan Shaqiri. Ne duhet të fitojmë”, ka thënë tifozi rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat