Në rrezik për sfidën ndaj Australisë

Futboll

Në rrezik për sfidën ndaj Australisë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 22:28
Në rrezik për sfidën ndaj Australisë

Argjentina mposhti 2-0 Poloninë dhe e mbylli grupin C në vend të parë me gjashtë pikë. Kombëtarja albiceleste do të sfidojë Australinë për një biletë në çerekfinalet e Katar 2022, përballje që do të zhvillohet të shtunën e 3 dhjetorit (20:00).

Angel Di Maria pësoi një dëmtim në takimin ndaj Polonisë dhe u zëvendësua në minutën e 59’, duke i lënë vendin mesfushorit Leandro Paredes, shokut të tij te Juventusi. “Veterani” argjentinas i është nënshtruar kontrolleve të detajuara mjekësore.

Di Maria ka pësuar një tërheqje në kofshën e këmbës së majtë dhe është në dyshim për sfidën ndaj Australisë. Stafi mjekësor i kombëtares latine, po bën maksimumin të rikuperojë në kohë rekord 34-vjeçarin.

Nëse nuk ia del të luajë në duelin e së shtunës, sulmuesi i djathtë shpreson që shokët e tij të arrijnë një fitore dhe të jetë gati për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat