Përgjimet nga “Guarda di finanza”

Futboll

Përgjimet nga “Guarda di finanza”

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 14:43
Përgjimet nga “Guarda di finanza”

Situata në klubin e Juventus është tejet e rëndë si pasojë e problemeve financiare të krijuara ndër vite. Klubi bardhezi dyshohet se nuk e ka respektuar Fair Play-n financiar dhe llogaritë i ka manipuluar duke shmangur kështu penalizime të ndryshme ndërsa një tjetër akuzë e rëndë është edhe ajo e pagesave të lojtarëve nën dorë, pikërisht për të shmangur telashet në bilanc.

Por, tashmë që gjithçka ka shpërthyer dhe me Andrea Agnellin, Nedved e të gjithë bashkëpunëtorët të dorëhequr, të vërteta shokuese po dalin ditë pas dite në skenë. Së fundmi, mediat italiane publikojnë disa nga përgjimet e Guarda di finanza, aty ku aktorë kryesorë janë Agnelli, Nedved, Paratici apo edhe Cherubini.

“Këtu nuk bëhet fjalë vetëm mbi dëmet e shkaktuara nga COVID dhe ne këtë e dimë mirë. Kemi përmbytur një makineri e cila tashmë është në m…, e gjitha është një m… që nga poshtë nuk dallohet”, këto janë fjalët e ish-presidentit Agnelli drejtuar administratorit të deleguar Arrivabene më datë tre shtator të këtij viti.

Nga ana tjetër, Arrivabene përgjigjet; “Duke llogaritur shërbimet e duhura duhej të rrisnim kapitalin në 650 milionë euro dhe jo në 400, vetëm në këtë formë mund të ishim të shëndetshëm”.

Ndërkohë, drejtori sportiv Fabio Paratici është kapur në përgjime duke hedhur poshtë punën e paraardhësit të tij; “Betohem se ka pasur mbrëmje kur shkoja në shtëpi dhe më vinte për të vjellë duke menduar për atë se çfarë kishte ndodhur në klub”.

Një tjetër përgjim është edhe ai i Cherubini dhe Bertola (ish-këshilltar ekonomik i klubit) me këtë të fundit që shprehet se një situatë kaq të rëndë nuk e kishte hasur nga koha e Calciopolit. “Në 15 vitet e fundit një situatë kaq të rëndë nuk e kisha hasur asnjëherë, është si Calciopoli. Por, ndryshimi është se në atë moment i kishim të gjithë kundër, ndërsa tashmë këtë situatë ia kemi bërë vetes”.

Sakaq, është sërish Cherubini që këtë herë shfryn ndaj Paraticit mbi paratë e shpenzuara. “Ia kam thënë disa herë të bënte kujds, por ai shtynte shumë. Paratici mund të zgjohej në mëngjes dhe të firmoste pa problem një ccek prej 20 milionë euro. Më thoshte se nuk ka rëndësi dhe se askush nuk do t’i thoshtë gjë, me Paraticin nuk mund të arsyetoje. Derisa Marrota i vendoste “frena”.

Kujtojmë se në lidhje me gjithçka çfarë po ndodh te Juventus, edhe UEFA ka hapur një hetim nga i cili nëse akuzat vërtetohen atëherë rrezikohet seriozisht pjesëmarrja e skuadrës në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat