Mallkimi Brady - Gisele në Kupën e Botës

Futboll

Mallkimi Brady - Gisele në Kupën e Botës

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 15:42
Mallkimi Brady - Gisele në Kupën e Botës

Quarteerback-u i Tampa Bay Buccaneers, Tom Brady dhe top modelja braziliane, Gisele Bündchen, vendosën të divorcohen zyrtarisht të premten e 28 tetorit.

Ka kaluar më shumë se një muaj që atëherë dhe në atë kohë, të dy tashmë janë larguar nga vendi i tyre i banimit, Shtetet e Bashkuara, për të vizituar vende të huaja.

Menjëherë pas njoftimit të divorcit, u publikuan fotografi të ish-engjëllit të Victoria’s Secret në shtëpinë e saj në Kosta Rika, ku madje u spekulua për një lidhje romantike me trajnerin e saj jiu-jitsu, Joaquim Valente.

Ndërkohë, shtatë herë fituesi i Super Bowl luajti ndeshjen e parë në historinë e NFL në Gjermani, kur Buccaneers-at e tij mundën Seattle Seahawks disa javë më parë në Allianz Arena në Mynih, në një ndeshje që quarterback-u legjendar e përshkroi si “epike”.

Ndoshta në mënyrë anekdotike, ose ndoshta pjesë e karmës, në varësi të bindjeve të dikujt, ekipet kombëtare të Kosta Rikës dhe Gjermanisë u përballën këtë të enjte në përcaktimin e Grupit E në Kupën e Botës Katar 2022, dhe për habinë e të gjithëve, kur të dyja skuadrat ishin me një shans për të kaluar në raundin e 1/8-at para fillimit të ndeshjeve respektive, të dyja u eliminuan.

Ndoshta mallkimi i një divorci ra mbi të dy kombëtaret. Gjithsesi, është fakt që Kosta Rika nuk ishte favorite për të kaluar grupet, ndërsa Gjermania është bërë për herë të dytë radhazi zhgënjimi më i madh i Kupës së Botës pasi triumfoi nëBrazil, atdheu i Gisele Bündchen, në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat