Mbappe i lë pa fjalë të gjithë në konferencën për shtyp

Futboll

Mbappe i lë pa fjalë të gjithë në konferencën për shtyp

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 11:55
Mbappe i lë pa fjalë të gjithë në konferencën për shtyp

Mbappé ishte protagonisti i madh i ndeshjes së fituar nga Franca ndaj Polonisë me 2 gola të bukur dhe një asist për Giroud (i cili shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen). Sidoqoftë, nuk ishte vetëm shfaqja e tij ajo që bëri bujë, por edhe prania në konferencën për shtyp.

Sulmuesi i PSG u paraqit për herë të parë para gazetarëve. Ai kishte refuzuar më parë dhe kishte shpjeguar se më mirë do të paguante gjobat. Por nuk ishte vetëm kjo deklaratë e tij që bëri xhiron e internetit, por edhe diçka tjetër. Fenomeni 24-vjeçar francez i tregoi gjithë botës një aksesor vërtet të çmuar.

Mbappé është ambasador i kompanisë së orëve “Hublot” dhe kronografi i tij i çmuar nuk kaloi pa u vënë re në konferencën për shtyp.

Nga pamjet duket se edhe ora e sulmuesit francez është e mbuluar me diamante. Një xhevahir që pakkush mund ta përballojë, pasi mund të kushtojë mbi 50 mijë euro. Dëshira për ta pasur atë ulet kur mëson çmimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat