A i mungon futbolli?

Futboll

A i mungon futbolli?

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 14:50
Lichtsteiner

Një opinion i shquar për La Gazzetta dello Sport në funksion të ndeshjes së sotme Portugali-Zvicër. Po flasim për Stephan Lichtsteiner.

Ish-futbollisti ka komentuar se çfarë pret nga ndeshja e 1/8-ave të Kupës së Botës.

KUPA BOTËRORE – “Yakin, i cili është një trajner i shkëlqyer, do të përpiqet ta luajë atë ashtu siç i pëlqen: kontrolli i situatës, vëmendje e madhe në mbrojtje, momente presioni. Dhe më pas do të përpiqet të godasë kur të jetë rasti”, tha Lichtsteiner në ndeshjen mes Portugalisë dhe Zvicrës.

NOSTALGJIA – “A më mungon futbolli? Jo, sepse kjo është jeta. Kur je lojtar, e di që ke një numër të kufizuar vitesh për të dhënë më të mirën. Më pas fillon një jetë e re dhe duhet të vazhdosh përpara.

“Tani unë mendoj të përmirësohem si trajner, edhe nëse padyshim që vazhdoj t’i shikoj ndeshjet dhe të flas për to me lojtarët e mi nën 15 vjeç te Basel-i”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat