Hakmerret ndaj Ronaldos pas sharjeve?!

Futboll

Hakmerret ndaj Ronaldos pas sharjeve?!

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 19:48
Ronaldo

Cristiano Ronaldo do ta startojë në stol ndeshjen Portugali-Zvicër, ka zbuluar Record fillimisht dhe me pas eshte zbuluar zyrtarisht. Kapiteni i Kombëtares lusitazne është kështu jashtë njëmbëdhjetëshes dhe do të zëvendësohet mesa duket nga Gonçalo Ramos në këtë ndeshje te 1/16-ve të Boterorit 2022 ndaj Zvicres…

“Siç mësuam, vendimi për të lënë CR7 jashtë njëmbëdhjetëshe është marrë këtë të martë.

E njëjta gjë vjen pasi Fernando Santos pranoi se ishte i pakënaqur me qëndrimin e Ronaldos, i cili, mos harroni, kur u zëvendësua kundër Koresë së Jugut, tha në drejtim të pankinës: “Pse k*rin nxiton që me nxjerr jashte”

“Kur mbaroi ndeshja shkova në zonen miiks dhe më pas shkova në konferencë. E përsëris: në fushë nuk dëgjova asgjë, ai ishte shumë larg dhe e dëgjova vetëm duke debatuar me lojtarin korean. A i kam parë pamjet?

Po. Nëse më ka pëlqyer? Jo.

Vërtet nuk më ka pëlqyer asgjë. Keto çështje zgjidhen në shtëpi dhe  jo perpara publikut, ndaj po mendohem për ndeshjen e nesërme, për të cilën të gjithë janë të fokusuar”, tha. trajneri dje në konferencën paraprake për ndeshjen me zviceranët. Do te ishte hera e pare per Ronaldon ne stol ne nje ndeshje kaq me rendes...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat