Marokenët ekspertë në penallti?

Futboll

Marokenët ekspertë në penallti?

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 20:45
Marokenët ekspertë në penallti?

Maroku ka mundur sot me penalti Spanjën duke i dhënë fund aventurës së skuadrës së Luis Enrikes në Botëror. Kundrejt çdo parashikimi, marokenët ishin më të saktë nga pika e bardhë e penalltive duke fituar 3-0 përballë iberikëve.

Shumëkush mund të mendojë se kjo ishte pasojë e ecurisë së një skuadre eksperte në gjuajtjet e penalltive, kundrejt një Spanje që nuk ka edhe aq shumë sukses në të tilla historikisht duke dalë shpesh në këtë mënyrë jashtë aktiviteteve. Por e vërteta është ndryshe.

Rezulton se kjo e sotmja ishte fitorja e parë e Marokut me penallti në historinë e kësaj përfaqësueseje në aktivitete madhore ndërkombëtare, jo vetëm në Botëror.

Maroku kishte gjuajtur penalltitë për herë të parë në Kupën e Afrikës ndaj Algjerisë në vitin 1988, duke humbur. I njëjti fat edhe ndaj Beninit, në Kupën e Afrikës në vitin 2019. Ndërsa sot, ishte vetëm hera e tretë që Maroku gjuante penallti në një aktivitet madhor dhe më në fund ia doli të regjistronte një sukses, duke mundur një nga emrat e mëdhenj të futbollit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat