Milanit i shfaqet një problem për transferimin e Armando Brojës

Futboll

Milanit i shfaqet një problem për transferimin e Armando Brojës

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 06:20
Armando Broja

Milani është seriozisht i interesuar për të nënshkruar me Armando Brojën.

Sulmuesi shqiptar nuk po ka hapësira të mjaftueshme te Chelsea, teksa mendohet se do të përshtatej në projektin e ri të Stefano Piolit.

Milani ka qenë në kontakte me përfaqësuesit e Brojës për disa javë, duke folur për një lëvizje të mundshme në afatin kalimtar të janarit, por një pengesë raportohet se është shfaqur në horizont tashmë.

Siç raportohet nga “Calciomercato”, Chelsea ia ka bërë të qartë Milanit se nuk e planifikojnë shitjen e 21-vjeçarit deri në fund të sezonit, duke përjashtuar një marrëveshje të mundshme në janar. 

Reprezentuesi i Shqipërisë ka marrëveshje me “Blutë” deri më 30 qershor 2028, kështu që londinezët do të konsideronin vetëm një largim të përkohshëm në janar, diçka për të cilën “Rossonerët” nuk janë të interesuar. 

Megjithëse Milani është ende i interesuar për të nënshkruar me Armando Brojën në janar, sipas mediumit italiani, tani klubi duhet të kërkojë dikë tjetër për afatin e dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat