Polonia mendon për largimin e drejtuesit pas Botërorit

Futboll

Polonia mendon për largimin e drejtuesit pas Botërorit

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 17:20
Polonia mendon për largimin e drejtuesit pas Botërorit

Te Shqipëria nuk është ende e qartë se kush do të jetë trajneri për ndeshjet kualifikuese të Europianit.

Me kohën që kalon, mbetemi ende në pritje për të njohur njeriun që do të marrë drejtimin e kuqezinjëve.

Por po kaq është e paqartë situata edhe te Polonia. Trajneri Michnieëicz nuk i ka bindur aspak tifozët dhe drejtuesit e klubit me mënyrën sesi Kombëtarja e tij u soll në Botërorin e Katarit, pavarësisht se e kaloi grupin me pak fat, nisur nga pikët e barabarta me Meksikën.

Sipas mediave polake, më shumë gjasa ka që trajneri aktual të shkarkohet sesa të qëndrojë për kualifikueset e Europianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat