FIFA largon nga Botërori arbitrin Mateu Lahoz

Futboll

FIFA largon nga Botërori arbitrin Mateu Lahoz

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 11:59
Mateu Lahoz

Gjyqtari spanjoll Antonio Mateu Lahoz nuk do të ndajë drejtësinë në asnjë ndeshje tjetër në Kupën e Botës dhe tani do të kthehet në shtëpi.

Lahoz mori drejtimin e ndeshjes çerekfinale të Argjentinës me Holandën të premten, duke dhënë 17 kartonë të verdhë dhe një të kuq ndërsa “La Albiceleste” fituan me penallti pas një barazimi dramatik 2-2 pas 120 minutave.

Megjithatë, arbitrimi i tij në atë ndeshje u kritikua nga lojtarët, stafi dhe tifozët, sidomos nga holandezët që kishin shumë pakënaqësi ndaj tij.

Sipas gazetës spanjolle “COPE”, Lahoz është informuar se nuk do t'i jepet asnjë lojë tjetër ndeshje për ta drejtuar në këtë kampionat dhe tani ai do të kthehet në shtëpi.

Ndërsa, tre gjyqtarët e tjerë të Spanjës në Kupën e Botës do të qëndrojnë në Katar pasi mund të mbështeten ende tek ata si ndihmës gjyqtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat