Konate dhe Varane bashkohen me grupin në stërvitjet e Francës

Futboll

Konate dhe Varane bashkohen me grupin në stërvitjet e Francës

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 17:23
Konate dhe Varane

Ibrahima Konate dhe Rafael Varane i janë ribashkuar grupit për ndeshjen që Franca do ta luajë ndaj Argjentinës në kuadër të finales së Kampionatit Botëror.

Futbollistët në fjalë, ditë më parë, patën një gjendje gripale dhe u mendua se mund të mungonin për të dielën.

Gjithsesi, të paktën siç bëjnë të ditur mediet në Francë, lojtarët i janë bashkuar pjesës tjetër të skuadrës në vaktin e mëngjesin, teksa e njëjta nuk ka ndodhur për Kinsley Comanin.

Në anën tjetër, argjentinasit duken të kompletuar, pa ndonjë mungesë të rëndësishme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat