Rabiot godet Mbappen: Është vërtet i bezdisshëm

Futboll

Rabiot godet Mbappen: Është vërtet i bezdisshëm

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 11:50
Rabiot godet Mbappen

Mesfushori i Juventusit dhe kombëtares franceze, Adrien Rabiot, në një intervistë të publikuar në kanalin në Twitter, Carre, zbuloi një sfond kurioz mbi yllin e Bleus, Kylian Mbappe, duke kritikuar me dashamirësi mënyrën e tij të veçantë të komunikimit me gazetarët.

“Kylian më mërzit shumë kur ndërron zërin gjatë intervistave”, ka thënë me shaka ish-lojtari i Paris Saint Germain.

“Kur jemi bashkë, ai flet normalisht.

Më pas gjatë intervistave zëri i tij ndryshon, është vërtet i bezdisshëm dhe stresues. Dhe mendoj se të gjithë e kanë vënë re”.

Kjo mënyrë e të vepruarit nga Mbappe duket se ka qenë objekt talljeje në dhomat e zhveshjes së kombëtares transalpine dhe Rabiot ka dashur ta nënvizojë në fjalën e tij ironike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat