De Biazi krenohet në Itali

Futboll

De Biazi krenohet në Itali

Më: 6 janar 2023 Në ora: 14:34
De Biazi krenohet në Itali

De Biazi ka dhënë një tjetër rrëfim për mediat italiane. Këtë herë trajneri ka prekur edhe të shkuarën e tij, ku sigurisht kulmi i suksesit për të ishte dërgimi i Shqipërisë në Europianin e Francës.

Por përtej shumë temave dhe fjalëve të diskutuara më parë, vërtet interesant është një pohim i dhënë për “Stadiosport”.

I pyetur nga gazetari nëse fakti që shumë lojtarë shqiptarë po luajnë tani në Serinë A pasi kualifikimi që i solli Shqipërisë në Europian ishte një pikë kthese për futbollin tonë, De Biazi iu përgjigj në këtë mënyrë: “Po, dhe nuk mendoj se është rastësi që shumë shqiptarë luajnë sot në Serinë A.

Sigurisht që ishte një nxitje e madhe dhe kjo më jep shumë kënaqësi”, tha mes të tjerash De Biazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat