Asllani zëvendësues, Interi befasohet në Monza

Futboll

Asllani zëvendësues, Interi befasohet në Monza

Nga: K. G. Më: 7 janar 2023 Në ora: 22:43
Monza

Interi befasohet në Monza, nuk ka marrë pikë të plota. 

Zikaltrit barazuan me rezultat 2:2 me Monzën, në kuadër të javës së 17-të të Serie A në futboll.

Tre gola u shënuan për 22 minutat e parë. 

Darmian në minutën e 10-të kaloi në epërsi Interin, por pas një minute u barazua rezultatin me golin e Ciurria. 

Në minutën e 22-të, Lautaro Martinez ka shënuar për epërsinë 1:2. 

Në minutën  90+3, Monza ka barazuar rezultatin duke iu falënderuar golit të Luca Caldirola.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Kristijan Asllani, u paraqit nga minuta e 55-të për Interin por të pafat që të marrin pikë të plota.

Interi renditet në vend të katërt me 34 pikë e Monza e 14-ta me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat