Reja gati për një aventurë të re

Futboll

Reja gati për një aventurë të re

Më: 8 janar 2023 Në ora: 18:24
Reja gati për një aventurë të re

Vetëm pak ditë pasi mësoi zyrtarisht se nuk do të jetë më trajner i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja është gati për një tjetër aventurë.

Trajneri italian mund të transferohet në Slloveni në skuadrën e ND Gorica për të dhënë aty eksperiencën e tij dhe njohuritë që ka mbi futbollin.

Edi Reja nuk do të jetë trajner i parë i skuadrës sipas mediave sllovene. 77-vjeçari duket i lodhur për të pasur një skuadër dhe për ta stërvitur dita-ditës, por mund të japë kontributin e tij si menaxher i ekipit ose në rolin e këshilltarit të presidentit.

Reja mund të vendosë dorën e tij falë eksperiencës dhe njohurive që ka mbi futbollin, ndoshta edhe duke këshilluar lojtarë të rinj nga kampionati italian. Ai qëndroi në krye të Kombëtares së Shqipërisë për 38 ndeshje duke marrë 14 fitore, 9 barazime dhe 15 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat