Në banjot e stadiumeve është gjetur gjithçka

Futboll

Në banjot e stadiumeve është gjetur gjithçka

Më: 17 janar 2023 Në ora: 20:25
Në banjot e stadiumeve është gjetur gjithçka

Gjurmë kokaine në tetë banja nga dhjetë. Ky është rezultatit tronditës që ka dalë nga një hetim i publikuar në Angli, toka e huliganëve ku në kohët e fundit është ngritur pyetja në lidhje me shkaqet e episodeve më të shpeshta të dhunës në futboll.

Hetimi është bërë nga MailOnline, që me skuadrën e saj ka përdorur tamponë laboratori për të kërkuar gjurmë droge në banjot e Old Trafford gjatë derbit mes United dhe City-t dhe atë londinez mes Tottenham dhe Arsenal.

Analiza që kanë zbuluar se si në 80% të banjave është konsumuar kokainë, ndoshta në Londër pikërisht në momentin që një tifoz i Spurs ka provuar të godasë me një shkelm Aaron Ramsdale, portierin e Topçinjve.

Dhe ndërsa rritet numri i masave shtrënguese kundrejt tifozëve të gjetur në zotërim të drogave dhe përgjegjës të rrëmujave 9343 urdhra ndalimi mes korrikut 2022 dhe 31 dhjetorit 2022, me një rritje me 230% në krahasim me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar), forcat e rendit kanë hedhur alarmin:

“Zbulojmë pluhur të bardhë kudo, – ka thënë një agjent policie për MailOnline, – në banja, në dyshemenë e tribunave dhe madje edhe jashtë stadiumit. Sasia e drogave që tifozët po marrin është shumë e madhe në disa ndeshje”.

Për këtë arsye klubeve u kërkohet të marrin masa për të luftuar fenomenin me një përdorim më të madh të qenve kundër drogës, heqjen e sipërfaqeve të sheshta nga ambientet e brendshme të banjave ose përdorimin e një substance speciale kimike për të shmangur që të përdoren për konsumimin e drogë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat