Roma i tregon derën heroit të finales së Tiranës

Futboll

Roma i tregon derën heroit të finales së Tiranës

Më: 20 janar 2023 Në ora: 18:05
Roma

Aventura e Nikolo Zaniolos te Roma ka përfunduar.

Mesfushori italian kërkon me çdo kusht të largohet dhe këtë radhë edhe klubi kryeqytetas është dakord, për t’i dhënë fund mëdyshjeve të tij të zakonshme sa herë që hapet një dritare e merkatos.

Zaniolo ka qenë protagonist me Romën në këto vite, duke u kthyer në një nga lojtarët kryesorë edhe pse pësoi dy dëmtime të rënda. Ishte goli i tij ai që i dha suksesin verdhekuqve në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, ndaj Fejnord.

Por tani klubi është i bindur që t’i gjejë një sistemim tjetër lojtarit dhe të mbyllë këtë kapitull për të.

Sipas mediave italiane, kjo është arsyeja pse Zhoze Murinjo nuk e llogarit më futbollistin në planet e tij dhe nuk do e grumbullojë më, duke nisur nga ndeshja ndaj Specias që luhet këtë fundjavë. Lojtari do të qëndrojë larg fushave derisa Roma të gjejë blerësin që ofron shifrën e duhur për mesfushorin ofensiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat