Juventusi në kaos

Futboll

Juventusi në kaos

Më: 21 janar 2023 Në ora: 17:43
Allegri

Penalizimi i Juventusit për shkak të çështjes së plusvalencave është tema e ditës në Itali dhe aq më shumë në klubin torinez i cili e sheh veten shumë larg zonës së Europës në renditje, duke ndryshuar plotësisht planet.

Por kjo situatë nuk duket se do të ndryshojë situatën e trajnerit Masimiliano Alegri, i cili ka bërë të ditur se nuk do të lëvizë nëse në klub nuk vendosin që ta largojnë, sido që të mbyllet ky sezon.

“Unë jam trajneri i Juventusit dhe do të mbetem i tillë, vetëm nëse më largojnë. Ka disa momente në të cilat duket të jemi të përgjegjshëm për atë që jemi dhe atë që bëjmë, në vështirësi duhet treguar burrëri.

Kur gjërat shkojnë mirë, të gjithë jemi të aftë, kur ka vështirësi është më shumë simuluese dhe kjo duhet të përfshijë të gjithë.

Në kampionat, klasifikimi për momentin na thotë se jemi 12 pikë larg vendit të katërt.

E përsërit, nesër kemi përballë Atalantën dhe është një përballje direkte, ndaj do të mundohemi që të bëjmë një ndeshje të bukur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat