Lajmi i bujshëm nga Argjentina

Futboll

Lajmi i bujshëm nga Argjentina

Më: 25 janar 2023 Në ora: 13:35
Messi

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos te Al Nassr i Arabisë Saudite, tani tifozët nga i gjithë planeti presin të dinë fatin e Lionel Messit, një tjetër legjendë e futbollit botëror, kontrata e të cilit skadon në qershor 2023 me Paris Saint-Germain.

Tifozët parizienë shpresojnë ta shohin sërish me fanellën e skuadrës së tyre, por nga Argjentina vjen një lajm i bujshëm:

“Messi ka refuzuar rinovimin me PSG-në”.

Kjo shkruhet në edicionin online të “Cronica”, sipas të cilit “suksesi në Botëror me ‘Scaloneta’ ia hoqi motivimin.

Nuk i mjafton fitimi i Champions League me Paris Saint-Germain si objektivi i vetëm”.

Dyshimet e Messit, shpjegon ende organi i shtypit argjentinas, kanë “shtyrë David Beckham të kthehet në mision” për të pyetur kapitenin e Albiceleste nëse ai dëshiron të shkojë të jetojë në Florida, për të luajtur në MLS me Inter Miami.

“Shpresojnë ta rikthejnë edhe në Barcelonë, – shtojnë nga “Cronica”, – edhe pse tensionet e përjetuara me presidentin Joan Laporta e bëjnë të vështirë këtë hap për të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat