Flamurtari nuk ndalet

Futboll

Flamurtari nuk ndalet

Më: 26 janar 2023 Në ora: 19:06
Luis Carlos

Një mesfushor brazilian për Flamurtarin.

Klubi vlonjat vijon të punojë për t’u përforcuar në merkato, teksa afrimi i radhës është braziliani Luis Carlos, i njohur ndryshe si Luisinho.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi vlonjat, që ka prezantuar zyrtarisht 24-vjeçarin, i cili në tre vitet e fundit ka qenë pjesë e Oliveirenses në Portugali, ndërsa më herët ka luajtur në ligat e ulëta braziliane.

Kujtojmë që gjatë merkatos së janarit Flamurtari ka firmosur edhe me Fabian Beqjan, ish mbrojtës i Teutës, si dhe sulmuesin Emannuel Mensah.

Flamurtari pozicionohen në vendin e dytë në Kategorinë e Parë dhe synojnë të rikthehen sërish në elitën e futbollit shqiptar, pas tri vitesh mungesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat