Martini pas fitores përballë Partizanit

Futboll

Martini pas fitores përballë Partizanit

Më: 26 janar 2023 Në ora: 19:10
Edi Martini

Teuta arriti një fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë duke mposhtur në transfertë Partizanin me rezultatin 0-2.

Pas sfidës, trajneri i durrsakëve, Edi Martini, u shpreh tepër i lumtur për vazhdimësinë që ka skuadra dhe për tre pikët kundër “demave”.

“E rëndësishme është që ne kemi vazhdimësi në rezultate.

Është shumë e rëndësishme që kemi stabilizuar mbrojtjen. Cilësia është rritur. Dua t’i përgëzoj djemtë. Kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer. Lufta është jashtëzakonisht e fortë.

Ne po kërkojmë t’i sulmojmë ekipet. Duhet t’i falënderoj djemtë sepse për asnjë moment nuk u shpërqendruar në lojë.

Edhe Qaqi edhe Kallaku kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer sot. Nuk duhet të merrem me emra të përveçëm. Një lojtar të bën të fitosh një ndeshje, ndërsa grupi të çon përpara. Tabela është e pamëshirshme kur e shikon veten në vend të fundit, nuk të shohin sytë.

Goli i Markut? Nota 10. Nuk e bëri as me këmbën e tij, por me të majtën. Ai është një djalë i përkushtuar dhe punon në stërvitje.

Jam i mbaruar (Qesh). Më dhëmbin gjunjët nuk mund t’i bëj më goditjet standarde”, u shpreh Martini për “Oversport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat