Milani ka vetëm 2.8 milionë euro për transferime

Futboll

Milani ka vetëm 2.8 milionë euro për transferime

Më: 27 janar 2023 Në ora: 15:34
Milani

Milani ka vetëm 2.8 milionë euro për transferime!

Drejtorët sportiv të Milanit, Paolo Maldini dhe Ricky Massara, po punojnë për të forcuar skuadrën me të cilën Stefano Pioli aktualisht po mbron pa sukses titullin e kampionit të Italisë, por problemi i madh është se ata kanë shumë pak para në dispozicion për transferime.

Në fakt “Rossonerët” kanë vetëm 2.8 milionë euro, të cilat i lanë në dispozicion kur ndërprenë kontratën me Timu Bakayoko.

Pronarët e rinj të Milanit, kompania “RedBird”, kanë bërë të qartë se duhet të merren parasysh vetëm transferimet në formë huazimi, por nuk duhet të jenë marrëveshje në të cilat Milani do të detyrohet të blejë futbollistët pas përfundimit të huazimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat