Barcelona rinovon me mbrojtësin e sapoardhur

Futboll

Barcelona rinovon me mbrojtësin e sapoardhur

Më: 28 janar 2023 Në ora: 11:25
Barcelona

Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin, Markos Alonso. Alonso iu bashkua në verë katalanasve nga Çelsi dhe siç ka bërë me dije klubi katalanas ai ka firmosur një kontratë të re deri në vitin 2024 me opsionin për të rinovuar dhe një vit më shumë.

Por teksa ka mbyllur gjithçka me Alonson, Barça ka të tjera fronte të hapura. Trajneri Ksavi, duke folur përpara ndeshjes në La Liga kundër Gironës, ka deklaruar se shpreson që klubi të rinovojë sa më shpejt kontratën edhe me Osman Dembele dhe me kapitenin Serxhi Buskets.

Më urgjente paraqitet situata me kapitenin, kontrata e të cilit përfundon në mbyllje të sezonit.

Ndërkaq, Bejerin duket se nuk do të vijojë gjatë në “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat