Ronaldo është i gatshëm të dëshmojë për rastin e Juventusit

Futboll

Ronaldo është i gatshëm të dëshmojë për rastin e Juventusit

Më: 28 janar 2023 Në ora: 14:58
Ronaldo

Cristiano Ronaldo është gati të dëshmojë dhe të flasë me prokurorët në Torino në kuadër të hetimeve financiare ndaj Juventusit. Kështu ka raportuar “La Gazzetta dello Sport” këtë të shtunë.

Ylli portugez ishte në mesin e lojtarëve të Juventusit që në mars të vitit 2020 hoqën dorë nga pagat e katër muajve.

Megjithatë, hetuesit gjetën marrëveshje private të fshehta që duket se vërtetojnë se lojtarët morën pagat, por pa u regjistruar borxhet e tyre në bilancet e tyre dhe duke dështuar në informojnë FIGC-në.

“Il Corriere della Sera” publikoi dokumentin që i përkiste Ronaldos më herët në janar, i cili megjithatë u nënshkrua vetëm nga ish-drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, dhe jo nga 37-vjeçari.

Sipas raporteve të shumta, Juventusi ende i ka borxh Ronaldos 19.5 milionë euro.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” më parë refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të prokurorëve të Torinos, por sipas “La Gazzetta dello Sport”, ai tani është gati që të dëshmojë.

Mbetet për t’u parë se kur dhe ku do të zhvillohet takimi mes Ronaldos, avokatëve të tij në Itali, Salvatore Pino e John Shehata, dhe prokurorëve të Torinos, Mario Bendoni dhe Ciro Santoriello.

Italia, Madridi dhe Lisbona duket se janë vendet më të mundshme ku Ronaldo do të mund të dëshmojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat