Anësori transferohet në Premier League

Futboll

Anësori transferohet në Premier League

Më: 28 janar 2023 Në ora: 15:32
Weston McKennie

Weston McKennie largohet nga Juventusi.

Mesfushori amerikan nuk është thirrur për ndeshjen e shtëpisë ndaj Monzas, pasi, siç bëri të ditur Allegri në konferencën për shtypin, klubi i Juventusit ka arritur marrëveshje për transferimin e tij.

McKennie do ta vijojë sezonin në Premier League me fanellën e Leedsit, ku do të lëvizë me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes, e cila do të bëhet detyrim kur të plotësohen disa kushte. Në përgjithësi, operacioni duhet të mbushë me 30 milionë euro arkat e Juventusit.

Titullar në ndeshjet e fundit si anësor i djathtë, McKennie mbërriti në Torino në verën e vitit 2021 nga Schalke 04, por ai kurrë nuk e ka bindur plotësisht Juven.

Siç shpjegoi Allegri, shitja e McKennie-t nuk nënkupton një rikthim në merkato nga klubi i Juventusit.

Trajneri nga Livorno mund të ndryshojë modulin e lojës duke qenë se vetëm Cuadrado, De Sciglio dhe Soulè mbeten në dispozicion të tij në krahun e djathtë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat