Argjentinasi mbret i fushave

Futboll

Argjentinasi mbret i fushave

Më: 28 janar 2023 Në ora: 20:37
Argjentinasi mbret i fushave

Divorci mes Juventusit dhe Paulo Dibalës ishte një ndër më të fortëve emocionalisht dhe pa dyshim që ende sot, shumica e tifozëve, duke parë sesi rrodhën gjërat edhe me presidencën e dorëhequr të mëparshme, e vuajnë ende shumë këtë ndarje.

Argjentinasi shihej si kapiteni i së ardhmes në Torino, numri 10- të, që me karakteristika fantastike që i kishin munguar Juves që nga epoka Alesandro del Piero, por papritur lodra u prish, ndonëse pas studimit të fundit, pengu për “La Joyan” bëhet edhe më i madh.

Arsyeja? Sepse sipas shifrave dhe një shpjegimi shkencor, siç raporton spanjollja “AS”, Paulo Dibala është futbollisti më i mirë i Serisë A.

Sipas inteligjencës artificiale të “Olcip”, numri 21 i Romës ka statistikat më të mira në krahasim me lojtarë të ngjashëm në rol si Osimhen, Leaon, Kvaratskhelian etj. Për të kuptuar ndikimin e argjentinasit nga fillimi i vitit 2023, duhen parë ndeshjet që ka luajtur Roma:

në 5 ndeshje 8 gola, në të cilët Dibala ka qenë protagonist në 5 prej tyre (3 gola dhe 2 asiste). Nëse marrim aspektin e të shënuarit, Dibala kontribuon në një gol çdo 101 minuta lojë për verdhekuqtë, ndonëse jo vetëm të shënuarit është faktor kyç. Ish-juventini është gjithashtu një fantazist, një organizator, motori i lojës dhe i manovrës së Romës, prandaj me 78.42 për qind të pasimeve të sakta, edhe kjo shifër e bën Paulon më të mirin e Serisë A.

Por jo vetëm kaq, sepse argjentinasi është edhe mbreti i ndërtimit të aksioneve që kanë sjellë më pas gola, me 14 aksione të ndërtuara. Dhe ndoshta, jo më kot Murinjo e ngriti në piedestal, pas fitores së fundit:

“Dibala është nga ata lojtarë që topin e mbajnë të rrumbullakët, disa të tjerë e bëjnë katror, kur e prekin me këmbë”. Dhe në Torino pengjet shtohen edhe më shumë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat