Hakim Ziyech, afër kalimit te PSG

Futboll

Hakim Ziyech, afër kalimit te PSG

Më: 30 janar 2023 Në ora: 23:04
Hakim Ziyech

Sipas raportimeve nga Franca, Hakim Ziyech është pranë transferimit te Paris Saint-Germaini.

Parisienët kanë kërkuar të nënshkruajnë me një sulmues anësor që nga largimi i Pablo Sarabias javë më parë.

Janë eksploruar shumë opsione, por PSG-ja duket se ka vendosur për Ziyechin.

“L’Equipe” ka raportuar se marrëveshja është për huazimin e marokenit nga Chelsea deri në fund të sezonit.

29-vjeçari thuhet se e ka dhënë dritën e gjelbër për këtë lëvizje, teksa tani klubet po negociojnë për formulën e transferimit.

Sipas raportimeve të tanishme, mes palëve është biseduar për një marrëveshje huazimi, por pa të drejtë blerjeje.

Ndryshe, Hakim Ziyech ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2025. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat