Uzuni njeh vetëm sukses në Spanjë

Futboll

Uzuni njeh vetëm sukses në Spanjë

Më: 31 janar 2023 Në ora: 14:53
Uzuni

Myrto Uzuni po vazhdon të korrë sukses në kampionain spanjoll. Lojtari shqiptar ishte protagonist me një dygolësh në ndeshjen e fundit kundër Andorrës, duke e çuar në 14 numrin e golave të shënuar këtë sezon.

Vlerësimi për të ka qenë e lartë pas kësaj ndeshjeje, duke e merituar vendin mes më të mirëve.

Uzuni është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 25 të kampionatit, ku mban notën më të lartë.

Futbollisti i Granadës është vlerësuar me notën 8.4 dhe së bashku me Herrerën qendrojnë një shkallë më lart se të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat