Sabitzer tregon çfarë e shtyu t’i bashkohet Unitedit në çastet e fundit

Futboll

Sabitzer tregon çfarë e shtyu t’i bashkohet Unitedit në çastet e fundit

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 09:45
Sabitzer tregon çfarë e shtyu t’i bashkohet Unitedit në çastet e fundit

Transferimi më i ri i Manchester United, Marcel Sabitzer ka thënë se ai morri një vendim të shpejtë të rëndësishëm për t’iu bashkuar skuadrës së Erik ten Hag dhe insiston se lëvizja ishte gjëja e duhur për të.

Sabitzer u konfirmuar vonë në çastet e fundit të merkatos së janarit, me “Djajtë e Kuq” që bënë një lëvizje të shpejtë, pas lëndimit të Christian Eriksen që e mban jashtë fushave për tre muajt e ardhshëm, raporton KosovaPress.

Mesfushori austriak së fundmi ka pasur një minutazhë të limituar te Bayerni, por po shpreson që të impresionojë në “Old Trafford” dhe ta rigjejë formën e tij të dikurshme te RB Leipzigu.

Pas kalimit te United, Sabitzer shpjegoi se si ishte detyruar që të bëjë një gjykim të shpejtë sa i përket transferimit por beson plotësisht se ai ka bërë zgjidhjen e duhur.

“Ndonjëherë në jetë ju duhet që të bëni vendime të shpejta dhe të rëndësishme. Nga momenti që dëgjova për këtë mundësi e dija se ishte e duhura për mua. Jam një lojtar garues, dua që të fitoj dhe ta ndihmojë klubin drejt objektivave të këtij sezoni”, tha Sabitzer.

“E ndjej se jam në kulmin e karrierës si lojtar, dhe se mund të kontribuoj me një eksperiencë dhe energji në skuadër. Jam tejet i emocionuar që të filloj me shokët e mi të skuadrës dhe trajnerin, dhe të tregoj kualitetin tim për tifozët e Manchester United”, shtoi më tej mesfushori austriak.

Sabitzer u identifikua si opsioni më i mirë i mundshëm, duke bërë 433 paraqitje deri tani përgjatë karrierës së tij, përfshirë këtu 54 sosh që prej se kaloi nga RB Leipzigu te Bayerni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat