Golat e Bytyqit mund të rezultojnë vendimtare

Futboll

Golat e Bytyqit mund të rezultojnë vendimtare

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 18:05
Golat e Bytyqit mund të rezultojnë vendimtare

Zymer Bytyqi është lojtari më i ri i gjigandëve grekë të Olympiakos.

Sulmuesi ishte pjesë e Konyaspor në Turqi, mirëpo skuadra turke e ka lënë të lirë duke qenë se përfitoi plot 1 milionë euro nga shitja e 26-vjeçarit.

Bytyqi kishte edhe gjashtë muaj të mbetur në kontratë me Konyaspor, por tashmë do të provojë një eksperiencë tejet të rëndësishme në një klub si Olympiakos. Aktualisht, klubi nga Pireu renditet në vendin e katërt të renditjes në kampionatin grek, pesë pikë larg kryesuesve të AEK-ut të Athinës.

Megjithatë, golat e Bytyqit mund të rezultojnë vendimtare për t’i përmirësuar renditjen Olympiakos, edhe pse në këtë sezon, ndryshe nga ai i kaluari, Bytyqi po kalon një periudhë thatësire.

Sakaq, Bytyqi është pjesë e Kosovës teksa me Dardanët numëron 16 paraqitje dhe një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat