Rrogozhinasit kualifikohen për në çerekfinale

Futboll

Rrogozhinasit kualifikohen për në çerekfinale

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 15:18
Egnatia

Egnatia ka arritur të kualifikohet në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë në Grupin B, edhe pas barazimit 1-1 që mori me Skënderbeun në Rrogozhinë.

Korçarët provuan deri në fund për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë dhe në fundin e pjesës së parë të lojës, një autogol nga Agbekpornu i kaloi ata në avantazh.

Por në pjesën e dytë, ishte Fernando i cili me një supergol rivendosi baraspeshën.

Kështu Egnatai vazhdon rrugëtimin e saj në Kupën e Shqipërisë, ndërsa Skënderbeu duhet të përqendrohet vetëm te kampionati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat